Ballina Lajme Grubi kërkon veting për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët, ndërsa, BESA garanci...

Grubi kërkon veting për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët, ndërsa, BESA garanci se do të vazhdojnë lëndët e PSP-së

Politikanët dhe partitë politike duhet të përmbahen nga ndërmarrja e rolit të gjykatësit dhe të prokurorit, si dhe të propaganduesit apo të shkruarësve të lajmeve të rreme në të gjithë këtë proces, deklaroi sot deputeti i BDI-së Artan Grubi dhe kryetar i Komisionit kuvendor për çështje evropiane, pas votimit të vendimit që Propozim-ligji për Prokurorinë Publike të miratohet me procedurë të shkurtuar, transmeton Koha.mk

Rasti “Zhvatja” dhe përfshirja e shumë elementeve shoqërore, siç theksoi, e imponojnë nevojën për veting të të gjithë politikanëve, gjykatësve dhe të prokurorëve pa kurrfarë përjashtimi.

Deputeti i Besës, Fadil Zendeli, ndërkaq, deklaroi se ata nuk do ta mbështesin Propozim-ligjin për PP-në nëse në të nuk ka garanci se do të vazhdojnë të procedohen të gjitha lëndët të cilat kanë qenë obligim i PSP-së.

“Nëse nuk kemi kurrfarë garanci në Propozim-ligjin, nuk do ta mbështesim. Do të thotë, si Lëvizje Besa dhe unë vet si deputet kërkoj në debat dhe nl debatin e amendamenteve të kemi garanci të plotë se të gjitha lëndët të cilat kanë filluar dhe të cilat kanë qenë në procedurë apo materiale të cilat janë shfrytëzuar nga ana e PSP-së, do të vazhdojnë të përpunohen edhe nga ana e Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion” deklaroi Zendeli. (koha.mk)

Loading...