Ballina Bota Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Zagreb

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Zagreb

Gjashtë anëtarë të një familje u vr*anë në vendbanimin Kajzerica në Zagreb në orët e mbrëmjes së ditës së enjte.

Drejtoria e Policisë së Zagrebit njoftoi mbrëmë se autori i vr*asjes ishte në arr*ati, kurse policia po bënte kërkime intensive në të gjithë qytetin.

“Gjatë kërkimit, policia e lokalizoi atë. Në kohën e arr*estimit, ai kreu vetëv*rasje”, ka thënë policia në raportimin e saj, shkruajnë mediat kroate.

Ndërkohë ishte raportuar se gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u vr*anë dhe një fëmijë shtatë muajsh ishte i vetmi i mbijetuar.

Xhel*ozia përmendet si motiv, sipas “Jutarnji List”.

Midis të vr*arëve ishin dy burra, tre gra dhe një fëmijë 10-vjeçar. Foshnja nuk u pl*agos, tha policia.

Pas vr*asjes, u organizua një ndjekje e madhe në të gjithë Kroacinë, por rreth orës 4 të mëngjesit, burri ishte vendosur në zonën e Brezovicas, ku ai bëri vetëv*rasje.



@tn.lajmelokale
@tetovanews