Ballina Kronika Detaje nga policia për operacionin e djeshëm në Tetovë

Detaje nga policia për operacionin e djeshëm në Tetovë

Policia e Tetovës njofton se dje (22 gusht), rreth orës 17.00, pjesëtarë të policisë
nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë ndaluar për kontroll makinën “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari A.D. dhe si shoqërues në makinë ka qenë edhe 27-vjeçari Sh.P., të dy nga Dibra.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në makinë, mbrapa ulëses së shoferit dhe në bagazhin e makinës, janë gjetur dhe tre thasë me  m a r i j u a n ë, sasia e së cilës është mbi 20 kilogramë, dhe e njëjta është  s e k u e s t r u a r  për  e k s p e r t i z ë.

Dy personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, gjatë ditës së sotme
(23 gusht) me parashtresë adekuate, do të dalin përpara  gj y k a t ë s i t  me procedurë paraparake në  Gj y k a t ë n  Themelore Tetovë.



Loading...