Ballina Bota Çahet toka, një gropë në mes të qytetit (VIDEO)

Çahet toka, një gropë në mes të qytetit (VIDEO)

Një gropë pesë metra e thellë dhe 10 metra e gjerë është hapur krejt papritur në qendër të Amiensit, gjatë natës dhe ka gjasa që shkak të ketë qenë kolapsi i një qilari mesjetar.

Gropa u pa herët në mëngjes nga një patrullë e policisë bashkiake dhe gjashtë dyqane, u detyruan të mbylleshin ndërsa banorët e tre shtëpive përreth u evakuan.

Kuriozët ndërkohë i drejtoheshin vendit për të parë çfarë kish ndodhur e duke bërë fotografi që më pas shpërndaheshin edhe në rrjetet sociale. Veranda e një birrarie, nën të cilën ishte hapur gropa, dukej sikur qëndronte pezull mbi vakum.

Në qytetin francez, shumë banesa të hershme, janë të pajisura me qilarë, e madje nën qytet ka edhe shumë rrënoja galo-romake. Tani, teknikët do të marrin në dorë situatën dhe do të përcaktojnë se çfarë duhet bërë.

Ndërsa zyrtarët lokalë, thonë se janë të kënaqur që nuk ka patur të lënduar pasi nëse incidenti do të kish ndodhur në një orë tjetër të ditës, dhe jo në mes të gushtit, bilanci mund të kish qenë ndryshe.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews