Ballina Teknologji BE krijon fondin 100 miliardë euro për të përballur gjigandët teknologjikë të...

BE krijon fondin 100 miliardë euro për të përballur gjigandët teknologjikë të SHBA dhe Kinës

Bashkimi Europian po mendon të krijojë një fond 100 miliardë euro si mbështetje për “kampionët europianë” që do të përballen me gjigandët amerikanë dhe kinezë të teknologjisë si Google, Apple dhe Alibaba.

“Politico” raporton për një listë prej 173 faqesh në të cilën shpalosen synimet për një Europë të aftë që të marë masa tregëtare ndaj ShBA dhe Kinës.

“Ngritja dhe lidershipi i konkurentëve joeuropianë, me mjete të paprecedenta financiare, ka potencialin e asgjësimit të dinamikës ekzistuese inovatore të BE-së dhe minimin e pozicionit industrialmtë Unionit në disa sektorë”, citon “Politico” dokumentin.

Google, Apple, Facebook, Amazon, Microsoft, Baidu, Alibaba dhe Tencent identifikohen si kompanitë që duhen konkuruar dhe që për momentin Europa nuk i ka.



VIDEO bonus:
Loading...