Ballina Kronika Babai pranon se i mori jetën së bijës, 20-vjeçares Sabrina Lekaj në...

Babai pranon se i mori jetën së bijës, 20-vjeçares Sabrina Lekaj në Australi

Në muajin korrik 20-vjeçarja shqiptare Sabrina Lekaj u gjet e vr^arë në Adelaide të Australisë dhe i dy^shuar për këtë kr^im ishte babai i saj, Petrit Lekaj. Mësohet se gjatë seancës gjy^qësore të së hënës, Lekaj ka pranuar vr^asjen e së bijës.

Ajo u gjet e the^rur me thi^kë në sediljen e pasagjerit brenda një makine “Mercedes”. Pranë saj në vendin e shoferit ishte i pla^gosur babai Petrit Lekaj, i dë^mtuar në pjesën e barkut.

Ngjarja kishte ndodhur pranë shtëpisë së familjes Lekaj. Pasi mori trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital, Lekaj u mbajt në parab^urgim dhe më pas u dërgua në një institucion të shëndetit mendor.

Pas seancës gjy^qësore të kësaj të hëne, ku 49-vjeçari pranoi kri^min, pritet të dalë sërish para gjy^katës më 25 nëntor. Kjo datë është caktuar pasi pro^kurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të heti^meve.

20-vjeçarja Sabrina Lekaj studionte për mjekësi me rezultate shumë të larta. Mikesha e saj e ngushtë 21-vjeçarja Kat Valstar është shprehur më herët për mediat, se e ndjera ishte e shqetësuar pasi priste të debatonte me të atin.

Diçka e tillë do të ndodhte se Sabrina së bashku me shoqet e saj kishin dalë në një lokal nate dhe u kthyen për të fjetur në shtëpinë e Kat.

Ajo u shqetësua kur Sabrina nuk i përgjigjej në telefon dhe ditën tjetër mësoi lajmin e tme^rrshëm se ajo kishte ndërruar jetë.

“Ajo ishte e sjellshme, e kujdesshme, shumë e zgjuar dhe shumë e mirë me miqtë. Ne ishim shoqe të ngushta, flisnim dhe dërgonim mesazhe çdo ditë”,- ka thënë mikesha e saj për mediat./Opinion.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews