Ballina Bota “Apokalips” në Stamboll, përmbyten rrugët dhe sheshet (VIDEO+FOTO)

“Apokalips” në Stamboll, përmbyten rrugët dhe sheshet (VIDEO+FOTO)

Një i vd*ekur dhe dëme të shumta materiale në Stamboll

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje masive në Stamboll këtë të shtunë, duke i marrë jetën të paktën një personi dhe shkaktuar dëme të shumta materiale.

Disa akse rrugore u bllokuan, pasi uji i detit në ngushticën e Bosforit doli mbi asfalt, ndërsa në shumë rrugë të tjera uji përmbyti nënkalimet.

Trupi i një burri të pajetë u gjet në një nënkalim në Distriktin Unkapani.

Edhe nënkalimi për këmbësorë në sheshin Eminonu u përmbyt, duke shkaktuar dëme të mëdha për tregtarët.

Nga përmbytjet e mëdha u dëmtua edhe Pazari i Madh i Stambollit – një prej tregjeve të mbuluara më të vjetra në botë.

Përmbytjet zgjatën për rreth dy orë duke shkaktuar edhe ndërprerjen e transportit publik me anije.

Përmbytjet e pazakonta të 17 gushtit u paralajmëruan që një ditë më parë nga shërbimet meteorologjike turke.

@tn.lajmelokale
@tetovanews