Ballina Kronika Aksident në Kosovë, ngordh ariu dhe plagosen tre persona

Aksident në Kosovë, ngordh ariu dhe plagosen tre persona

Tre persona janë lënduar dhe një ari ka ngordhur si pasojë e një aksidentit që ndodhi në kilometrin e tetë të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Kjo komfirmohet nga Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Ai tha se vetura është ndeshur me ariun në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Në autostradë, në kilometrin e tetë Vërmicë – Prishtinë, në ora 3:40 të mëngjesit, një veturë ka ndeshur në një ari. Si pasojë tre persona që gjendeshin në veturë kanë pësuar lëndime, po ashtu ariu ka ngordhur si pasojë e aksidentit”, ka thënë Krasniqi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews