Ballina Aktualitet Kosovë Aksident i tmerrshëm në Prishtinë: Kamionit i këputen frenat, del në korsinë...

Aksident i tmerrshëm në Prishtinë: Kamionit i këputen frenat, del në korsinë e kundërt, ka të lënduar (VIDEO+FOTO)

Një aksident ka ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht prapa Teatrit Kombëtar në rrugën “Agim Ramadani”.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni për mbledhje të mbeturinave dhe tri veturave, derisa lëndime trupore shihen të kenë pësuar disa persona, raporton Koha.net.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e problemeve me frenim të kamionit, i cili ka dalë në korsinë e kundërt.

Në vendngjarje janë edhe Policia e Kosovës gjithashtu edhe ekipet mjekësore.

Priten informacionet nga Policia.

https://www.youtube.com/watch?v=iYs1_voJMzo&feature=youtu.be

@tn.lajmelokale
@tetovanews