Ballina Kronika Aksident i rëndë në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë

Aksident i rëndë në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë

Mbrëmë (16 gusht), rreth orës 01 e 15 minuta, është denoncuar se në rrugën regjionale Tetovë- Jazhincë ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë vetura e tipit ,,Polo,, me targa të
Tetovës, të cilën e ka drejtuar 19-vjeçari F.E. nga fshati Përshevcë dhe vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 34-vjeçarja M.T. nga po i njëjti fshat.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi F.E., kurse me lëndime të lehta trupore ka kaluar M.T., me ç`rast janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për dhënjen e ndihmës
mjekësore.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi
nga SPB Tetovë.


 

Loading...