Ballina Argëtim Kuriozitete 100 kuriozitete mahnitëse për trupin e njeriut

100 kuriozitete mahnitëse për trupin e njeriut

Shpesh njerëzit mendojnë se e njohim shumë mirë trupin e tyre, se si ai funksionon dhe proceset që ndodhin në të në çdo kohë.

Por në fakt, trupi i njeriut është aq kompleks dhe misterioz sa ndonjëherë ngatërron edhe njohësit më të mirë, doktorët dhe shkencëtarët.

Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar, që pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë.

Pse njeriu është i veçantë? Sepse trupi jonë është i mbushur me surpriza dhe aftësi të pabesueshme.

Për shembull e dini që njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë, por nuk mund të jetoj 11 ditë pa gjumë. E dini që sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi?

E dini se pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës? Apo se informacioni kalon nëpër qendrat nervore të njeriut me 400 km në orë? Apo se dhëmbët e njeriut janë po aq të fortë sa dhëmbët e peshkaqenit?

Një njeri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë.

100 fakte të pazakonta për trupin e njeriut.

1 – Trupi i njeriut është i përbërë nga 7 oktilion atome që në shifër përkthehet në 7,000,000,000,000,000,000,000,000,000 atome

2 – Në trupin tonë ekzistojnë 37 trilion qeliza.

3 – Acidi i stomakut mund të shpërbëjë edhe metalin.

4 – Një pjesë e lëkurës sonë ndërrohet çdo 2-4 javë duke bërë që në vit të nxirren afro 1 kg lëkurë e vdekur.

5 – Qelizat në lenten e brendshme të syrit, qelizat e muskujve të zemrës dhe neuronet në korteksin cerebral janë të vetmet qeliza që qëndrojnë me ne gjatë gjithë jetës.

6- Nëse rrudhat tuaja do të përhapeshin do të arrinin masën e një këllëfi jastëku

7 – Ekzistojnë rreth një trilion qendra nervore në memorien tonë. Studimet kanë treguar se pasi shihen 2500 imazhe në 3 sekonda, pjesëmarrësit me 92 përqind i mbajnë mend foto që kanë parë.

8 – Ne shpenzojmë 10 përqind të ditës duke mbyllur sytë në fraksion sekondash.

9 – Ekzistojnë rreth 2.3 deri në 7.5 milion ngjyra sysh të ndryshme.

10 – Hunda e njeriut mund të nuhasë 1 trilion gjëra.

11- Gishtat mund të ndjejë një kreshtë të vogël edhe me madhësi 13 nanometër.

12-Pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës.

13 – Zemra e njeriut rreth 100 mijë herë në ditë duke pompuar 5.5 litra gjak në minutë që i bie 3 milion litra gjak në vit

14 – Dekompozimi i njeriut nis 4 minuta pas vdekjes, një proces i njohur si vetë-tretja, ku enzimat dhe bakteret fillojnë të hanë trupin tonë.

15 – 3 deri në 5 gram të trupit tonë është i përbërë nga bakteret. Rreth 1 miliard baktere mund të rriten në secilin dhëmb.

16 – Nëse e gjithë ADN-ja e trupit të mos ishte e lidhur do të formohej një rrip i gjatë 10 miliard milje që është sa distanca Tokë- Platon vajtje-ardhje.

17 – Goja juaj prodhon rreth një litër pështymë çdo ditë.

18 – Truri juaj është ndonjëherë më aktiv kur ju jeni në gjumë se sa kur jeni zgjuar.

19 – Kur jemi shtrirë, enët e gjakut të një të rrituri mund të rrethojnë ekuatorin e Tokës katër herë!

20 – Fjala “muskuj” vjen nga termi latinisht që do të thotë “miu i vogël”.

21 – Një njeri normal ka 67 lloje të ndryshme bakteresh në bark.

22 – Organet lëshojnë një sasi të vogël të dritës që është e vështirë te shihet me sy të lirë

23 – Ju humbisni rreth 4 kg qelizash të lëkurës çdo vit.

24 – Bebet nuk derdhin lot derisa janë të paktën njëmuajshe.

syri

25 – Informacioni kalon nëpër qendrat nervore të njeriut me 400 km në orë.

26 – Zemra e njeriut rreth më shumë se 3 miliardë herë në një jetëgjatësi mesatare.

27 – Mushkëria juaj e majtë është 10% më e vogël se e djathta

28 – Dhëmbët e njeriut janë po aq të fortë sa dhëmbët e peshkaqenit.

29 – Shkencëtarët thonë se hunda mund të nuhasë 1 trilion aroma të ndryshme.

30 – Njerëzit janë të vetmet specie që skuqen.

31 – Gjaku juaj përbën rreth 8% të peshës së trupit tuaj.

32- Kur teshtin, njeriu e bën këtë më shpejtësi mbi 160 km në orë.

33- Zemra e njeriu prodhon brenda një dite aq energji sa i nevojitet një kamioni për të ecur mbi 30 kilometra.

34- Po të ishte syri i njeriut aparat fotografik, rezolucioni i tij do të ishte 576 megapiksel.

35-Trupi i njeriut për një orë prodhon 180 milionë rruaza të kuqe gjaku. Nëse gjatë shtatzënësisë nëna lëndon ndonjë nga organet e brendshëm, bebja nga mitra i dërgon qeliza për “shërim “.

36- Njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë.

37- Receptorët e shijes nuk gjenden vetëm në gjuhë por edhe në stomak, zorrë, pankreas, mushkëri dhe në tru.

38- Numri i baktereve në gojën e njeriut është i barabartë me numrin e popullsisë totale të botës ose edhe më shumë.

39- Megjithëse mund t’ju duket e pabesueshme, por për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Duket e paimagjinueshme në fakt, por është e vërtetë. Megjithatë, nuk është për të na venë në alarm e për të na tmerruar, pasi një pjesë e mirë e këtyre baktereve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.

40-Një fije floku mund të mbajë peshën e një molle.

41- E keni pyetur ndonjëherë veten se përse thonjtë e këmbës i presim më rrallë se ato të duarve? Sepse thonjtë, të cilët janë më shumë të ekspozuar, rriten më shpejt, se sa ata të cilët qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet duarve ka dallim, pasi thonjtë rriten më shpejt në dorën me të cilën ju shkruani dhe në gishtërinjtë më të gjatë.

42- Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Mund të rezistoni me javë të tëra pa ushqim, por thjesht 11 ditë pa gjumë fare dhe ju bini në gjumë përgjithmonë.

43-Format dhe shenjat në gjuhë janë unike për çdo person.

44- Dihet që një i rritur ka më pak kocka se një fëmijë i vogël, e megjithatë ajo çfarë jo të gjithë e dinë, është fakti se përse ndodh kjo. Foshnjet, sipas studimeve, kanë afërsisht 350 kocka në të gjithë trupin e tyre. Me kalimin e viteve, kur njeriu rritet, kockat bashkohen me njëra-tjetrën dhe kështu, në moshë të rritur, një njeri ka 145 kocka më pak, ose 205 kocka gjithsej.

45- Burimi i erës së trupit përfshirë edhe asaj të këmbëve është djersa. Në fakt, këmbët janë ndër pjesët e trupit që djersisin më shumë. Të dyja bashkë, mund të prodhojnë rreth 500 mijë pika djerse në ditë.

46- Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më shumë ka mundësi të shihni ëndrra të këqija.

47–Një person prodhon rreth 600 milimetra pështymë çdo ditë.

48- Veshët tanë fshehin më shumë dyllë kur ne jemi të frikësuar sesa kur jemi normal. Hormonet dhe reaksionet kimike që ndodhin kur ne kemi frikë bëjnë që prodhimi i dyllit në veshin tonë të rritet. Edhe pse, fenomeni në fjalë është studiuar dhe demonstruar, shkaqet janë të paqarta nga shkencëtarët.

49- Është e pamundur të gudulisësh veten. Edhe personat më të ndjeshëm kurrë nuk do të kenë aftësinë të vetëgudulisen.

50- Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla.

51- Për të bërë një hap duhen 200 muskuj. Kjo është një punë e vështirë duke pasur parasysh se secili prej nesh bën mesatarisht rreth 10.000 hapa në ditë.

52- Dhëmbët janë pjesa e vetme e trupit që nuk mund të riparojnë veten. E gjithë kjo, për shkak se dhëmbët nuk janë pjesë “e gjallë” e trupit tonë.

53-Shpejtësia e marrjes së impulseve nga truri është 400km/orë.

Truri njerëzor është në gjendje të memorizojë 5 herë më shumë se informacionet që ndodhen në Enciklopedinë Britanike, ose çfarëdo lloj enciklopedie tjetër. .

54- Vetëm truri, përdor 20 % të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që transportohet në gjak. Masa cerebrale është e barabartë me 2 % të trupit tonë, por konsumon më shumë oksigjen se çdo pjesë tjetër e trupit.

55-Gjatë qarkullimit në një ditë gjaku kryen një distancë prej 19 312 km.

56-Gjatësia totale e nervave në trupin e njeriut është 75 km.

57- Një person bën rreth 20 000 frymëmarrje në ditë.

58-Syri i njeriut mund të dallojë deri në 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por truri ynë nuk mund ti mbajë mend të gjitha.

59- Qimet e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup. Nëse jeni meshkuj e dini shumë mirë se sa shpejt rritet mjekra, mjafton të mendosh se në qoftë se një mashkull nuk do ta priste mjekrën e tij gjatë jetës, kjo e fundit do të bëhej më e gjatë se nëntë metra.

60- Njeriu i rreh qerpikët e syrit mesatarisht 4.200.000 herë gjatë vitit. Gjithashtu qerpikët janë qimet më të forta te njeriu.

61- Thoi që rritet më shpejt është ai i gishtit të mesit. Për të qenë më të saktë është thoi i dorës që ju përdorni më shumë. Për më tepër shpejtësia e rritjes së thonjve është e lidhur ngushtë me gjatësinë e gishtave, edhe pse nuk dihet akoma mirë përse.

62–Veshët tanë rriten gjatë jetës me 1/4 e një milimetër në vit.

63- Flokët duken të pashkatërrueshëm. Përveç mundësisë që mund të marrin flakë, flokët janë në gjendje të mos dekompozohen edhe pas vdekjes. Flokët nuk mund të shkatërrohen nga uji, nga i ftohti, apo nga ndryshimet klimaterike, dhe janë shumë rezistentë ndaj acideve të ndryshme apo agjentëve kimikë.

64- Organi më i madh i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur.

65- Zemra e njeriut prodhon gjak me një presion për ta pompuar atë deri në 9 metra lartësi. Kështu që mos u shqetësoni në qoftë se arrini të dëgjoni rrahjet e zëmrës tuaj. Për të pompuar gjak në të gjithë trupin tonë në një kohë kaq të shkurtër duhet një presion i mirë nga kontraktimi i zemrës.

66- Mendohet se trupi njerëzor ka më shumë se 96 000 kilometra enë gjaku. Dukë bërë një llogari të thjeshtë me enët tona mund të bëhen më pak fjalë dy xhiro rreth botës.

67- Lëngjet gastrike janë në gjendje të tresin edhe një fletë brisku. Çdo 3 apo 4 ditë në stomakun tonë krijohet një membranë mukoze e re. Kjo për shkak të forcës së madhe të acideve prezente në stomak dhe kush vuan nga ulcera mund ta kuptojë shumë mirë sa të dhimbshme janë këto acide, sidomos kur sulmojnë muret e stomakut.

68-Në 1 centimetër katror të lëkurës tonë, ndodhen rreth 100 sensorë dhimbje.

69-Meshkujt kanë më pak sensorë shije në gjuhën e tyre, se sa femrat.

70- Një njeri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë. Me siguri s’do të ndiheshit shumë mirë, por organet e munguara nuk do t’ju sillnin vdekjen.

71- Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejt. Prej zemrës deri të gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8 sekonda, deri në mushkëri vetëm për 6 sekonda.

72- Një person mesatar konsumon rreth 35 ton ushqim gjatë jetës së tij.

73- Lëkura jonë ka katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu afër venave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e fundit është e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.

74- Ndoshta është më mirë që basketbollin ta luani në orët e mëngjesit, sepse trupat tanë janë mesatarisht për një centimetër më të shumë sesa në mbrëmje. Ndoshta tingëllon çuditshëm, por sipas shkencës njeriu në mëngjes, pas fjetjes është pak më i gjatë se gjatë ditës. Kjo ndodh sepse disqet kërcore ndërunazore ditën tkurrën (mblidhen), kurse natën shtrihen.

75- Kur qeshim truri aktivizon 17 muskuj të fytyrës, ndërsa kur qajmë aktivizohen 43 muskuj.

76- Ju merrni frymë më shumë se 20.000 herë në ditë! Për një muaj qimja e flokut rritet 1 centimetër, për një vit 13 centimetër. Po të mos qetheshin flokët gjatë gjithë jetës ata do të ishin të gjatë 10 metra.

77- Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi. Për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut. Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.

78- Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.

79- Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimëta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve kompjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre kompjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

80- Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë.

81- Tretja e ushqimit realizohet në të gjitha hallkat e organeve të aparatit tretës. Duhet të kalojnë së paku 12 orë që trupi ta tretë ushqimin.

82- Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79-vjeçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Rreth 2,5 miliardë herë.

83- Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë.

84- Temperatura e trupit të njeriut është më e ulët në momentin kur në çohemi në mëngjes, krahasuar me temperaturën që organizmi tregon në mbrëmje. Temperatura 37 gradë celsius në orën 7 të mëngjesit mund të tregojë ethe, ndërsa në orën 5 të pasdites mund të jetë normale. Për arsye po të ritmit të trupit është zbuluar se organizmi i njeriut është më i predispozuar për të pësuar atak kardiak në orët e para të mëngjesit. Dhe kjo gjendje është gati 2 herë më e rrezikshme se sa në kohë të tjera të ditës.

85- Po ashtu lindjet e fëmijëve janë më të shpeshta në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, edhe kjo për arsye të ecurisë të ritmit që ndjek organizmi.

86- Por ritmi i organizmit shfaq edhe ndryshimet që ndodhin në sferën psikike, çka mund të pasohet edhe me dëmtime nëse ndodhin çrregullime. Për shkak të këtyre çrregullimeve një pjesë e vetëvrasjeve kryhen në orët e para të mëngjesit. Po për këtë arsye edhe recetat mjekësore të dhëna nga mjekët zbatojnë një orar të caktuar. Sipas rasteve më të shpeshta mjekimet merren zakonisht në mëngjes dhe në darkë. Për shembull aspirina dhe antihistamina do të jepnin një efekt më të plotë nëse do të merreshin në mëngjes. Por disa tipa mjekimesh, për shembull kimioterapia ndaj kancerit, mund të jetë më e efektshme nëse do të administrohej gjatë natës.

87- Njerëzit, zakonisht, pëlqejnë seksin gjatë natës, pikërisht para kohës së gjumit, krahasuar me çaste të tjera gjatë ditës. Nëse ne do të jetonim në errësirë të plotë, në do të ndiqnim një cikël të tillë në ditë-natë që do t’i kalonte 25-orët. “Ora gjenetike” kontrollon temperaturën e trupit, sekretimin e hormoneve dhe shumë aktivitete të tjera të nivelit qelizor.

88- Shpejtësia e teshtitjes së njeriut është 160 km/orë.

89- Nëse doni të ruani identitetin tuaj, bëni kujdes, mos nxirrni gjuhën. Është një mënyrë e thënë për të treguar se si në fakt, po ashtu si gishtërinjtë dhe gjurmët e tyre, edhe gjuha dhe gjurma që ajo lë është përcaktuese për një individ. Secili prej nesh është unik në këtë pikë.

90- Deri më sot, askush nuk ka mundur që të zbulojë mekanizmin në tru i cili shkakton të qeshurën tonë. Por ama e vërteta e vetme mbështetet në atë të pavullnetshmen: vetëm qeniet njerëzore janë të prirura për të qeshur dhe fëmijët fillojnë të qeshin, pasi mbushin 4 muaj nga lindja e tyre.

91- Duket se truri ynë punon si një kompjuter, në orët e gjumit, duke qëndruar vazhdimisht në funksion. Këtë gjë është zbuluar nga një studim i kryer prej Universitetit të Los Axhelesit. Ndërsa jemi duke fjetur, truri ynë arkivon kujtimet pa u ndalur asnjëherë dhe vë në rregull informacionet e mbledhura gjatë ditës. Ndërkaq, ai preokupohet që të “fshijë” të gjitha të dhënat e panevojshme.

92- Pjesa e përparme e trurit tonë siç e dini është e ndarë në dy hemisfera, ajo e majta dhe e djathta. Secila nga të dyja ka karakteristika dhe funksione të veçanta: pjesa e majtë kontrollon gjuhën, ndërsa ajo e djathta percepton imazhet. Ose ndryshe, në pjesën e majtë fshihet “inxhinieri” që është te ne, ndërsa në atë të djathtën “poeti”. Interesante është gjithashtu se pjesa e djathtë kontrollon anën e majtë dhe e kundërta.

93- Truri ynë është i përbërë nga qindra miliarda neurone dhe shumë enë gjaku: nëse mund të bashkohen e të vihen të gjitha në një vijë të drejtë, ato do të arrinin në rreth 100 mijë kilometra gjatësi!

94- Dhimbja cerebrale nuk ekziston! Në tru, nuk ka receptorë dhimbjeje. Ky është një nga motivet se përse kirurgët mund të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale në tru te një pacient që qëndron zgjuar. Kjo u lejon që të monitorojnë situatën dhe të sigurohen që mos të prishin asnjë funksion cerebral.

95-Apendisiti është pjesë e aparatit tretës. Tek njeriu i hershëm kryente funksionin e vazhdimit të tretjes së ushqimit. Te njeriu i sotëm apendisiti e ka humbur këtë funksion, duke qenë mbeturinë e aparatit tretës. Pjesa më e madhe e popullsisë e kanë hequr atë pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

96-80% e trurit është ujë gjë që do të thotë se duhet të keni kujdes nga dehidratimi.

97- Fuqia e mahnitshme kompjuterike e trurit tuaj kërkon vetëm rreth 10 vat energji për të vepruar.

98- Truri mund të ruajë gjithçka, teknikisht, truri juaj ka kapacitet për të ruajtur çdo gjë që ju keni përjetuar, keni parë, lexuar apo dëgjuar.

99- Duhet ta lësh hapur rubinetin e ujit për të paktën 45 vjet, që ta barazosh me sasinë e gjakut që pompohet në zemër mesatarisht gjatë gjithë jetës sonë.

100-Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes. Eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp atë në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në saje të këtij ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjithëdije dhe shpejtësi të madhe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews