Ballina Aktualitet Lajme Zgjedhjet parlamentare, të pashmangshme vitin e ardhshëm

Zgjedhjet parlamentare, të pashmangshme vitin e ardhshëm

Analistët politik vlerësojnë se vizitat e funksionarëve të lartë të ndërkombëtarëve kanë të bëjnë kryesisht me ngjarjen e fundit që ndodhi me Prokuroren Speciale Janeva. Se a do të e ketë zgjedhje të parakohshme para marrjes së datës për bisedime me BE-në apo pas marrjes së datës, është vendim i brendshëm që u takon partive politike në vend

Zejnulla VESELI

Shkup, 23 korrik – Ngjarjet e fundi të që po ndodhin në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe më shumë po i risin dilemat në opinion se në tetor Maqedonia do të merr datë për fillim të bisedimeve në tetor apo jo kjo do të jetë një kundërpërgjigje se është moment për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vitin e ardhshëm. Kështu i komentojnë analistët politik ardhjen e krerëve të lartë BE-së dhe SHBA-ve javën e ardhshme në vizitë Maqedonisë. Analistët politik vlerësojnë se për momentin askush nuk dëshiron të këtë zgjedhje të parakohshme për shkak se të dyja partitë më të mëdha në Maqedoni nuk kanë dhe aq rejting favorizues larg njëra tjetrës dhe në situata të këtilla shkuarja në zgjedhje të parakohshme është skenari më i padëshirueshëm edhe për partitë në pushtet dhe për partitë opozitare. Mirjana Maleska politikologe thotë funksionarë të lartë të BE-së dhe SHBA-ve që vijë të vzitojnë Maqedoni aspak nuk është punë e tyre se Maqedonia do të mban zgjedhje të parakohshme apo të rregullat sepse për këtë vendos Qeveria e Maqedonisë në marrëveshje me të gjitha partitë tjera politike. “Mendoj se vizitat e funksionarëve të lartë të ndërkombëtarëve javën që vjen kanë të bëjnë kryesisht me ngjarjen e fundit që ndodhi me Prokuroren Speciale Janeva.

Se a do të e ketë zgjedhje të parakohshme para marrjes së datës për bisedime me BE-në apo pas marrjes së datës, është vendim i brendshëm që u takon partive politike në vend”, thotë Maleska. Ardhja e funksionarëve të lartë ndërkombëtar në Maqedoni thotë Maleska ka qëllim tjetër. “Ata edhe publikisht e kanë thënë se vijnë vetëm për një punë për tua bërë me dije edhe pushtetit por dhe opozitës gjegjësisht liderëve të partive politike se nuk është e mundur të ketë përparim në reformat në gjyqësi pa pasur një nivel të lartë të bashkimit, pajtueshmërisë apo arritjes së kompromis midis partive në pushtet dhe atyre opozitare”, thotë Malevska. Sipas saj do të jetë dhe porosia e fundit e bashkësisë ndërkombëtare deri te liderët e partive në Maqedoni që të mos tallen me fatin e vendit nëse më të vërtet mendojnë për perspektivën evropiane të vendit. “Alternativa e vetme e Maqedonisë është sa më shpejtë të hapërojmë drejt integrimit në BE- dhe NATO.

Pra porosia e tyre e fundit do të jetë nuk do të mund të arrini këtë nëse nuk bëheni bashkë dhe t’i përmbusheni të gjitha kriteret që kërkon BE-ja të cilat varen kryesisht nga qasje e përbashkët për eurointegrimin e vendit. Politika është konflikt por edhe bashkëpunim. Ky është thelbi i çdo politike. Por ekziston edhe parimi tjetër bashkëpunimi. Për fat të keq te ne mbizotëron konflikti politik dhe aspak nuk kanë dëshirë për bashkëpunim, kështu dalin në shesh probleme të ndryshme që lenë pas dore apo në planin e dytë interesin shtetëror. Pra qëllimi kryesor i këtyre vizitave është t’i lënë konfliktet politike vetëm për të rritur rejtingun që të dalin fitues në zgjedhje por të koncentrohen në çështjen thelbësore që është integrimi i vendit në BE dhe NATO. Ndryshe morëm datë për bisedime me BE-në në tetor ose jo zgjedhje vitin e ardhshëm do të kemi në Maqedoni”, thotë Mirjana Malevska, politikologe. Milaim Fetahu politikolog shprehet se vizitat e ndërkombëtarëve javën që vjen kanë për qëllim për ti bëjnë me dije pushtetit deh opozitë se pa Prokurori Speciale apo si do të emërohet instituti i ri t’i dënon të gjithë personat pa marrë parasysh se i takojnë garniturës së mëparshme të qeverisë apo tani të qeverisë aktuale për vepra kriminele deh koruptive, Maqedonia vështirë se mund të jetë pjesë e BE-së. “ Aspak nuk është e rëndësishme se Maqedonia në tetor çel negociatat me BE-në.

Kërkesa e liderit të partisë opozitare sipas Fetahut për zgjedhje të parakohshme është një blof politik që ka për qëllim shpëtimin e të gjithë aktorëve që nga vitit 2010 e deri më tani ka kryer vepra kriminale apo koruptive për të cilët gjykata po zhvillojnë procese gjyqësore”, thotë Fetahu. Parimisht thotë ai zgjedhje të parakohshme do të ketë por jo këtë viti ndoshta vitin e ardhshëm. “ Ardhja e diplomatëve të lartë ndërkombëtar në Maqedoni kanë vetëm një qëllim që të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet midis partive në pushtet dhe atyre në opozitë. “Ngjarjet e fundit që ndodhën me PSP- ishit një tërmet i fortë për gjyqësinë në Maqedonisë. Nga një simbol i padiskutueshëm se do të kthen drejtësinë në Maqedoni, bëri të kundërtën edhe më shumë theu shpresat e popullatës së në Maqedoni më në fund nuk do të ketë gjykime selektive. Pra dhe porosia e liderëve ndërkombëtar që qëndruan pas formimit të PSP-së, kur edhe kjo theu ligjet e Maqedonisë është koha e fundit që partitë politike të mendojnë seriozisht se si të krijojnë një institucion të ri dhe t’i dënon të gjitha ata të cilët janë marrë me vepra kriminale dhe koruptive sa ishin pjesë e qeverisë së kaluar si dhe të ndëshkohen edhe ata të cilat tani pjesë e qeverisë aktuale vazhdojnë në mënyrë të njëjtë të kryejnë vepra kriminale dhe korruptive”, thotë Milaim Fetahu.


@tn.lajmelokale
@tetovanews