Ballina Aktualitet Lajme Zendeli: Qeveria e mbuluar me afera, prandaj duhet të shkohet në zgjedhje...

Zendeli: Qeveria e mbuluar me afera, prandaj duhet të shkohet në zgjedhje të parakohëshme

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, sot në një konferencë për media ka thënë se duhet të ketë zgjedhje të parakohëshme, duke pasur parasysh çështjet e fundit, por edhe ato të mëparshme që kanë ndodhur, sidomos me rastin e djeshëm me Kryeministrin dhe më parë me Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe me zhvillimet në Qeveri, por edhe me “mos marrjen e datës për negociata me BE dhe drejtësia selektive”, ka thënë Zendeli.

Duke marrë parasysh zhvillimet e përgjithshme politike në Qeveri dhe se nuk kemi marrë një datë për negociata siç është premtuar nga Qeveria, duke pasur parasysh se ka një problem me sistemin ligjor me drejtësi selektive, ka procedura nga njëra anë kundër ish-zyrtarëve nga VMRO-DPMNE, por nuk ka veprime kundër zyrtarëve aktual dhe ish zyrtarëve nga radhët e BDI-së, mendojmë se ne duhet të shkojmë në zgjedhje, tha deputeti i BESËS Zendeli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews