Ballina Teknologji WhatsApp sjell ndryshimin që do t’ju pëlqejë të gjithëve

WhatsApp sjell ndryshimin që do t’ju pëlqejë të gjithëve

Aplikacioni WhatsApp ka pësuar shumë ndryshime që nga momenti që është krijuar. Deri më sot keni patur mundësinë e kufizuar për ta përdorur, por sipas një raporti nga WABetaInfo, duket se WhatsApp mund të zhvillojë një version të aplikacionit të tyre për tabletë.

Krijuesit e këtij aplikacioni kanë gjetur disa dëshmi që sugjerojnë se WhatsApp mund të punojë për të bërë shërbimin e tyre funksional për shumë platforma të ndryshme.

WhatsApp mund të përdoret në telefon dhe në PC, por versioni i PC kërkon që përdoruesit të kenë telefonat ngjitur, pasi kërkon patjetër një lidhje ‘wireless’.

Ndryshim i ri ka të bëjë me atë që përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp në pajisje të shumta në të njëjtën kohë pa pasur nevojë që telefonat e tyre të jenë afër, duke e shndërruar atë në një aplikacion të vërtetë multi-funksional, ngjashëm me Messenger, Slack, Discord.




@tn.lajmelokale
@tetovanews