Ballina Kronika Vjedhje si në filma në Prilep, futet me kaskë në kokë dhe...

Vjedhje si në filma në Prilep, futet me kaskë në kokë dhe plaçkit xhiron ditore të pikës së basteve (VIDEO)

Më 26 korrik 2019 është kryer një vjedhje në pikën e basteve në rrugën “Mosha Pijade” nr. 119 në Prilep.

Autori disa ditë me radhë e kishte vizituar objektin, ishte atje në datë 20, 21 dhe 24 të këtij muaji, por nuk merrte guximin të kryente plaç-kitjen, siç tregon edhe video nga kamerat e sig-urisë të objektit, njofton portali “Shetalishte”, transmeton Tetova News.

Ndërsa vizitonte objektin, ai mbante në kokë një kaskë, kurse në vendin e ngjarjes vinte me biçikletë.

Për ngjarjen informoi edhe SPB-Manstir, nën juridiksionin e së cilës është stacioni policor në Prilep, kurse në njoftim thuhet se më datë 26 korrik, në pikën e basteve në rrugën “Mosha Pijade” të Prilepit, një person me anë të kërcënimit plaç-kiti xhiron ditore dhe se merren masa për zbardhjen e rastit./Tetova News



@tn.lajmelokale
@tetovanews