Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) VMRO akuzon kreun e kundërzbulimit për nepotizëm, përgjigjet presidenca

(VIDEO) VMRO akuzon kreun e kundërzbulimit për nepotizëm, përgjigjet presidenca

Partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE, akuzon drejtorin e Agjencisë për kundërzbulim, Erold Musliun se po zbaton eliminime politike ndaj gjithë kuadrit operativ. Zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski, tha se sipas informatave që kanë, në vendin e ndihmësit të tij ka emëruar një person që deri tani ka qenë i angazhuar si hulumtues projekti në organizatën joqeveritare ‘Neksus’. Ai pyeti presidentin e vendit, Stevo Pendarovskin nëse kryetare e kësaj organizate është bashkëshortja e Musliut dhe nëse ‘Neksus’ gjendet në adresën e Musliut që është formuar para dy viteve. Ai i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të kontrollojë këtë rast për shkak se përbën konflikt interesash.

Naum Stoilkovski, VMRO DPMNE

“Kjo organizata joqeveritare, sipas të dhënave publike, gjatë periudhës së kaluar ka marrë pjesë në gara për projekte për parandalim nga radikalizmi dhe deradikalizmi i terroristëve dhe radikalëve fetarë. Aktivitet projektuese të kësaj OJQ i ka zbatuar Vasko Shutarov, ish këshilltar për terrorizëm, i cili tani është avancuar në nivelim më të lartë si falënderim nga Musliu”.

Ndërkaq, akuzave të tilla i është përgjigjur kabineti presidencial. Edhe nga ky kabinet, i kanë bërë thirrje Antikorrupsionit të merret me këtë rast dhe të kontrolloj nëse bëhet fjalë për konflikt interesash.

Kabineti presidencial

“Lidhur me konferencën për shtyp të partisë politike VMRO-DPMNE në të cilën ceket konflikti i interesit nga ana e drejtorit të Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu lidhur me zgjidhjet kadrovike në Agjncinë e Kundërzbulimit -Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i bën thirrje Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit që të njejtat t’i kontrollojë menjëherë”.

Nga kabineti presidencial po ashtu, kanë bërë thirrje për përgjegjësi politike nga publikimi i informatave eventualisht të pakontrolluara dhe spekulative të cilat mund ta prishin imazhin e shërbimeve të sigurisë së vendit, posaçërisht në periudhë kur vendet aleate nga NATO-ja po e zbatojnë procedurën për ratifikim të Protokollit për anëtarësim.

Teuta Buçi /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews