Ballina Bota VIDEO/ Pamje nga tërmeti që tronditi Kaliforninë, më i fuqishmi në 20...

VIDEO/ Pamje nga tërmeti që tronditi Kaliforninë, më i fuqishmi në 20 vjet

Kalifornia e jugut është goditur nga tërmeti më i fuqishëm në dy dekada. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, ishte afër qytetit Rixhkrest, rreth 240 km në veri lindje të Los Anxhelosit.

Zjarrfikësit ofruan ndihmë mjekësore dhe u përballën me zjarret në dhe përreth qytetit. Njerëzit që nga shkretëtira Mojave e deri në brigjet e paqësorit, raportohet se e kanë ndjerë tërmetin e shënuar në ditën e Pavarësisë.

Në Rixhkrest janë regjistruar dëme të konsiderueshme por fatmirësisht, dridhjet më të forta kanë qenë larg zonave të populluara. Rrugët janë çarë dhe linjat e energjisë elektrike janë ndërprerë si pasojë e tërmetit që po ashtu ka thyer xhamat dhe ka krisur muret e disa shtëpive në rajon.

Për ekspertët, sidoqoftë, e keqja nuk ka kaluar. Mund të ketë të tjera tërmete në zonë dhe njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë në gatishmëri.

VIDEO bonus:
Loading...