Ballina Lajme Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë...

Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Kapet E.A. nga Tetova dhe përcillet për në Idrizovë

Më datë 7 korrik 2019, rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën
“Vidoje Smilevski Bato”, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë,
me urdhër të Gjy*katës Themelore Tetovë, kanë arr*estuar 28-
vjeçarin E.A. nga Tetova, i cili kërkohej për vua*jtjen të dën*imit
me bu*rg prej 1 vjet e gjysëm, i njëjti është dorëzuar në
Bur*gun “Idrizovë” në Shkup, për vua*jtjen e dën*imit.

Vihet pas hekurave F.S. nga fshati Negotinë i Komunës së Vrapçishtit

Më datë 7 korrik, rreth orës 16.00, në fshatin Negotinë- Komuna e Vrapçishtit, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Gallatë, me urdhër të Gjy*katës Themelore Gostivar, kanë arr*estuar 47-vjeçarin F.S. nga fshati Negotinë, i cili kërkohej pët vuajtje të dën*imit me bu*rg.
I njëjti është dorëzuar në bu*rgun e Tetovës për vua*jtjen e
dën*imit.

Uniformat blu kapin “me presh në dorë” dy të rinj nga Reçica e Madhe

Më datë 7 korrik, rreth orës 20.00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë kanë pri*vuar nga liria personat A.A. (28) dhe B.A. (21), të dy nga fshati Reçicë e Madhe, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe kon*fiskuar marij*uanë.

Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe
parashtresa adekuate.

Banori i Negotinës së Gostivarit ndërron jetë duke bërë gati drutë për dimër

Më datë 7 korrik, rreth orës 11 e 30 minuta, në Stacionin policor Gostivar, është deno*ncuar se në Qendrën Medicinale në Gostivar, kanë pranuar pa shenja jete personin E.A. nga fshati Negotinë.

Sipas denoncimit, i njëjti rreth orës 11.00, në oborrin e shtëpisë deri sa ka qenë duke prerë dru, për një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të Pro*kurorit Pu*blik, tru*pi i pa*jtë i të nd*jerit është dorëzuar për aut*opsi.

Tetovë, nipi i kthen dorë gjyshes

Më datë 3 korrik 2019, rreth orës 21 e 10 minuta, në
Stacionin policor të Tetovës, 68-vjeçarja R.G. nga
Tetova, ka deno*ncuar su*lm fi*zik, të cilin ndaj saj e ka
kry*er nipi i saj me inicialet K.G.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Incident në Tetovë

Më datë 03 korrik, rreth orës 23 e 55 minuta, në Stacionin policor Tetovë, është deno*ncuar se në një objekt hotelerik në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, është pri*shur re*ndi dhe qetësia pub*like me një përle*shje fiz*ike e cila ka ndodhur në mes të personit K.S. (45) nga fshati Kamjan dhe një personi të panjohur.

Personi K.S. është pri*vuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Në Xhepçisht dhe Drenovec ndalohen 8 shtetas të Shqipërisë

Më datë 3 korrik, rreth orës 05 e 50 minuita, në Lagjen Drenovec dhe në fshatin Xhepçisht, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Tetovë, për shkak të thy*erjes së rregullave të Li*gjit për të huaj, kanë arr*estuar tetë shtetas të huaj edhe atë : M.H. (43), A.M. (31), Y.L. (70), E.Z. (24), H.Sh. (27), R.Sh.(29), A.L. (19) dhe E.T. (34) të gjithë nga Republika e Shqipërisë.

Personat e arr*estuar janë mbajtur në Stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, të njëjtit do të dep*ortohen në shtetin amë.

Tetovë, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e betonit, lëndohen 3 persona

Më datë 2 korrik 2019, në rrugën regjionale Vollkovi-Tetovë, në fashatin Radiovcë, personi R.A. (32) nga fshati Gurgurnicë, duke drejtuar makinën e tipit “Golf 4” me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një mur prej betoni.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja F.R. e cila është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjeksore, kurse bashkudhëtarët I.A. dhe H.A. kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndihmë mjeksore kanë marrë në Spitalin e Tetovës.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inpektues nga SPB Tetovë.

Aksident trafiku në rrugën Jegunovcë-Zhelinë, lëndohet rëndë motoçiklisti

Më datë 2 korrik, rreth orës 18 e 15 minuta, në rrugën regjionale Jegunovcë-Zhelinë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë makina e tipit “Audi A6”, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 32-vjeçari R.M. nga fshati Reçicë e Madhe dhe mootoçikleta e tipit “Jonvay”, me targa të Shtipit, të cilin e ka drejtuar një 16-vjeçar nga fshati Jançisht.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili me automjet tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma mjeksore.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer Pro*kurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë.

U gjendet substancë e ndaluar, policia ndalon katër persona në Gostivar

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar veturën “Audi A6” me targa të Austrisë, të cilën e ka drejtuar 44- vjeçari J.B. nga fshati Turçan i Madh i Gostivarit, në të cilën si bashkëudhëtarë kanë qëndruar A.S. (24), B.S. (22) të dy nga Gostivari dhe M.N. (31) nga fshati Zdunjë.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, është gjetur dhe konf*iskuar mari*juanë.

Vozitësi dhe bashkëudhëtarët janë arr*estuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Gostivar. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa adekuate.

Loading...