Ballina Kronika U gjendet substancë e ndaluar, policia ndalon katër persona në Gostivar

U gjendet substancë e ndaluar, policia ndalon katër persona në Gostivar

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar veturën “Audi A6” me targa të Austrisë, të cilën e ka drejtuar 44- vjeçari J.B. nga fshati Turçan i Madh i Gostivarit, në të cilën si bashkëudhëtarë kanë qëndruar A.S. (24), B.S. (22) të dy nga Gostivari dhe M.N. (31) nga fshati Zdunjë.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, është gjetur dhe konf*iskuar mari*juanë.

Vozitësi dhe bashkëudhëtarët janë arr*estuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Gostivar. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa adekuate.

Loading...