Ballina Bota Tunizia ndalon hixhabin në institucionet publike: Vendimi, për arsye sigurie!

Tunizia ndalon hixhabin në institucionet publike: Vendimi, për arsye sigurie!

Tunizia ka ndaluar veshjen e hixhabit në institucionet publike dhe në ndërtesat qeveritare. Sipas rregullave të reja, askush nuk do të lejohet brenda godinave, në rast se ka fytyrën e mbuluar.

Kryeministri tunizian, Youssef Chahed, ka marrë këtë vendim ‘për arsye sigurie’, siç zyra e tij e shtypit ka thënë për mediat.

Arsyeja e kësaj mase nuk është bërë ende e qartë, megjithatë veshjet islamike kanë qenë një subjekt politik i përçarjes anembanë botës dhe rregullat e reja në Tunizi ndjekin lëvizje të ngjashme nga një numër vendesh europiane.

Në 2018, Danimarka paraqiti një ndalim total të ‘hixhab-it’ dhe ‘burka-së’, e cila e fsheh edhe më shumë ‘identitetin’.

Holanda gjithashtu ka ndaluar mbulimin e fytyrës në vende publike, duke përfshirë shkollat, spitalet dhe transportet publike.

Edhe Franca ndaloi ‘hixhab-in’ dhe ‘burka-në’ në vende publike në vitin 2010, duke u vënë gjoba atyre që nuk u përmbaheshin rregullave.

Nga ana tjetër, në Iran, gratë kanë mbajtur një sërë demonstrimesh, në të cilat i kanë hequr mbulesat e kokës në shenjë proteste ndaj një “ligji diskriminues” që i detyron ato të veshin një të tillë.

Çështja e ‘hixhab-eve’ u hodh në fokus të freskët në fillim të këtij viti, kur gratë e Zelandës së Re, duke përfshirë edhe kryeministren, Jacinda Ardern, mbajtën shami kur ndodhi sulmi terrorist i Christchurch.

Edhe pse morën duartrokitje nga një pjesë e caktuar, të tjerë shprehën shqetësim, duke thënë se të veshësh ‘hixhab’, nuk të bën ‘më të fuqishëm’.

VIDEO bonus:
Loading...