Ballina Bota Tërmeti 5.7 ballë pllakos Iranin (VIDEO+FOTO)

Tërmeti 5.7 ballë pllakos Iranin (VIDEO+FOTO)

Autoritetet e Iranit kanë njoftuar se një tërmet prej 5.7 shkallësh të Rihterit e ka goditur një qytezë në pjesën jugperëndimore të këtij shteti të hënën. Kjo dridhje i ka dëmtuar disa ndërtesa.

Sipas raportimit të agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, tërmeti është regjistruar afër qytezës Masjid Soleiman në provincën e Khuzestanit, rreth 450 kilometra në jug të Tehranit, kryeqytetit të Iranit. Raportohet për një person të vd*ekur dhe disa persona kanë pësuar lëndime.

Dëshmitarët thanë për disa agjenci perëndimore të lajmeve se nga kjo dridhje janë dëmtuar disa ndërtesa në qendër të qytezës, ndërsa disa ndërtesa të vjetra janë shembur plotësisht.

Televizioni shtetëror raportoi se ekipet e shpëtimit kanë shkuar në rajonin e prekur nga tërmeti.

Bazuar në të dhënat e Institutit Amerikan për Hulumtime Gjeologjike, epiqendra e këtij tërmeti ishte 28 kilometra në juglindje të qytezës Masjid Soleiman, në një thellësi prej 10 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Në vitin 2003, një tërmet prej 6.6 shkallësh e kishte goditur qytetin historik të Bamit në pjesën jugore të Iranit, duke lënë të vd*ekur 26 mijë njerëz.

Irani shtrihet në një zonë mjaft aktive sizmike dhe goditet mesatarisht nga një tërmet për çdo ditë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Loading...