Ballina Aktualitet Lajme Stuhi shiu dhe breshri pritet të kaplojë Maqedoninë e Veriut (Video)

Stuhi shiu dhe breshri pritet të kaplojë Maqedoninë e Veriut (Video)

Teksa ende po bëhen llogaritë për dëmin e shkaktuar nga moti i ligë disa ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, një valë tjetër erërash dhe shirash paralajmërohet për këtë fundjavë dhe ditëtë e para të javës që vjen.

Në orët e pasdites sinoptikët parashikojnë që moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në disa vende reshjet do të jetë më të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperaturat do të lëvizin prej 24 deri në 32 gradë celsius.

https://www.youtube.com/watch?v=GFge8cq2-k8

Të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme dhe bubullima, veçanërisht paradite. Temperatura minimale do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 19 deri në 29 Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri në 16 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 25 gradë Celsius që për këtë sezon të verës është temperaturë jo e zakonshme.

Në ditët tjera në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje lokale të shiut të cilat kohë pas kohe do të jenë të përcjella me bubullima.

Moti i ligë i ditëve të kaluara më së shumti goditi rajonin e Prespës. Era dhe shiu i rrëmbyeshëm që morën edhe viktima në Greqinë fqinje, në kët rajon shkatërruan një pjesë të madhe të mbjellave prej të cilave varet ekzistenca e banorëve. Qeveria paralajmëroi se do të nxjerrë ekipet në terren për të bërë vlerësimin e dëmit të shkaktuar, dhe pastaj edhe do ti kompensojë. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews