Ballina Bota Skandali/Imami me dy gra dhe 6 fëmijë martohet me një vajzë shumë...

Skandali/Imami me dy gra dhe 6 fëmijë martohet me një vajzë shumë të re

Një burrë malajzian 41 vjeç, një imam, i martuar me dy gra dhe baba i 6 fëmijëve, është në pritje për t’u martuar me një të mi*tur myslimane tajlandeze 11 vjeçe, të cilën pretendon ta marrë si grua të tretë. Lajmi bëhet i ditur nga “The Star Online”.

Burri, i cili është imam në fshatin e tij të Gua Musang, në veri-lindje të Malajzisë, ka shkuar para dy javësh në Golok, një qytet në kufi mes Malajzisë dhe Tajlandës, për të zyrtarizuar martesën me të mit*urën, e cila është një e njohur e njërit prej fëmijëve të tij dhe vajza e një prej punëtorëve të tij.

Gazeta shkruan që bashkëshortja e ardhshme ka dhënë miratimin e saj dhe ka deklaruar se është e dashuruar me burrin e ardhshëm që kur ishte 9 vjeçe. Prindërit e fëmijës kanë vendosur si kusht që çifti mund të jetojë së bashku vetëm kur vajza të mbushë 16 vjeçe.

Gazeta po ashtu shpjegon se gruaja e dytë e 41-vjeçarit po konsideron div*orcin pasi ka mësuar vendimin e bashkëshortit të saj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews