Ballina Bota Shuhet zjarri masiv në Muğla të Turqisë (VIDEO+FOTO)

Shuhet zjarri masiv në Muğla të Turqisë (VIDEO+FOTO)

Zjarret masive përfshinë pyjet në Göcek dhe Dalaman në provincën perëndimore të Turqisë, Muğla, kurse vlerësimet fillestare tregojnë se 250 hektarë tokë janë zhdukur nga zjarri.

Rreth 520 zjarrfikës, 105 çisterna uji dhe 18 buldozerë luftuan flakët, të cilat u përhapën në qytetin e afërt Fethiye si rezultat i erërave të forta.

Zjarri u shua dje, ndërsa autoritetet thanë se nuk ka vik*tima, por një hotel i zbrazët është dëmtuar nga flakët.

Autoritetet evakuan rreth 34 shtëpi si pjesë të masave të sigurisë, tha Guvernatori i Muğla-s, Esengül Civelek.

Zonat e banimit dhe hotelet aty pranë u evakuuan në Datça dhe Göcek, pasi erërat vazhdonin të ushqenin flakët.
Dhjetëra njësi të emergjencave lokale dhe zjarrfikës si dhe ekuipazhe nga provincat e afërta u dërguan për të ndaluar zjarret për t’u përhapur më tej.

Zjarri, shkaku i të cilit ende është i papërcaktuar, filloi në pyll pranë Varrezave të Karacaağaç-it në orët e pasdites. 20 helikopterë, 77 kamionë me ujë dhe 426 zjarrfikës punuan shumë për të luftuar flakët.

Çdo vit, miliona kilometra tokë pyjore humbasin nga zjarret, duke dëmtuar jo vetëm jetën ekologjike, por edhe duke kërcënuar njerëzit që jetojnë aty pranë. Megjithëse zjarret janë ushqyer nga moti dhe bimësia e thatë, shumica e zjarreve në pyje në Turqi, sidomos gjatë verës, shkaktohen nga njerëzit.

Megjithëse Turqia lufton me shumë zjarre në pyje gjatë gjithë vitit, falë veprimeve të menjëhershme të ndërmarra nga ministria dhe zjarrfikësve të guximshëm, zjarret në pyje zakonisht merren nën kontroll shumë shpejt. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit të Zjarreve Pyjore (EFFIS), pylli i përafërt i humbur në zjarr midis viteve 2007-2016 në vendet e Mesdheut është 41.98 hektarë në Greqi, 12.72 hektarë në Itali, 6.83 hektarë në Spanjë, 4.6 hektarë në Portugali, 3.73 hektarë në Turqi dhe 2.65 hektarë në Francë./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews