Ballina Sport Shkëndija zhgënjen sërish, humb me përmbysje përballë Dudelange (VIDEO)

Shkëndija zhgënjen sërish, humb me përmbysje përballë Dudelange (VIDEO)

KF Shkëndija përkundër eliminimit nga kualifikimet e Champion League, ajo vazhdon garat evropiane në kualifikimet për Europa League, ku ndeshjen e parë e zhvilloi kundër KF91 Dudelange, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija sot u paraqit me këtë formacion: Bekim Rexhepi; Mevlan Murati, Bejtullai, Musliu, Mici; Husmani, Alimi; Agim Ibraimi, Felipe, Stenho Junior; Radeski. Ndërsa ekipi mysafir u paraqit me këtë formacion: Kips; Schnell, Delgado, Kirch, Bouchouari, Garos, Bougrine, Pokar, Stolz; Barbosa, Danel Sinani.

Shkëndija që në minutat e para tentoi të bind shikuesit se nuk është e njëjta e javës së kaluar. Në minutën e 7’ përmes penalltisë shënoi Agim Ibrahimi, 0-1. Goli i tij ishte i treti edhe për Shkëndijën në garat evropiane, që të gjitha nga penalltia. Penalltia erdhi pas një ndërhyrjeje të pavëmendshme të Michael Garosit ndaj sulmuesit të Shkëndijës, Marjan Radeskit.

Pjesa e dytë për ekipin e Shkëndijës nuk filloi mirë. Në minutën 64’ përmes prekjes së parë të topit, shënoi i sapofuturi në lojë Adel Bettaieb pas një gabimi fillestar të portierit të Shkëndijës, 1-1.

Shkëndija u defokusua, ashtu që pas disa minutave portieri i Shkëndijës përsëri bëri një gabim fillestar, duke shkaktuar penallti. Në minutën e 67’, përmes penalltisë së ekzekutuar nga Danel Sinani, ekipi i F91 Dudelange kalon në epërsi, 1-2. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Loja kthyese mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet më 1 gusht.

@tn.lajmelokale
@tetovanews