Ballina Aktualitet SHBA: Po shikojmë nga afër zhvillimet në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt

SHBA: Po shikojmë nga afër zhvillimet në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se është duke shikuar nga afër se si Kosova është duke u përballur me dorëheqjen e një kryeministri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo ambasadë ka vlerësuar se “mënyra se si e trajton Kosova këtë gjë do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet”.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

@tn.lajmelokale
@tetovanews