Ballina JETË & STIL Shaban Saliu “prodhon” luhatësen elektrike

Shaban Saliu “prodhon” luhatësen elektrike

Shaban Saliu në qytetin e Tetovës njihet për prodhimin e makinës me tre rrota që funksion me bateri gjegjësisht me rrymë elektrike. Ai nuk është ndalur te makina që atëherë e deri më sot,por është marrë me realizimin e projekteve nga më të ndryshmet në sferën e teknologjisë, dhe inovacionit

Urim HASIPI

Tetovë, 1 korrik – Shaban Saliu nga Tetova krahas shumë projekteve të suksesshme që kishte realizuar në të kaluarën në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së fundi ka sjellë disa projekte të reja siç është një djep që funksionon me rrymë elektrike, një turbinë e cila perms shtypjes së ujit karrikon akumulatorët, si dhe një tjetër turbinë për prodhimin e energjisë elektrike që është një risi dhe njihet si “Free Energy”, shkruan gazeta KOHA.

Pas djepit elektrik, ai tashmë ka sjellur edhe luhatësen elektrike të cilën e ka realizuar brenda një viti punë, kurse është dekoruar edhe me një motive kombëtare.Luhatësja për fëmijë, sipas Shaban Saliut ka një kapacitet që të bartë deri në 40 kilogram.“Është luhatëse e cila ka një kapacitet që të bart deri në 40 kilogram peshë.E kam testuar dhe funksionon , kurse puna ka filluar para një viti.Unë para dy vitesh kam bërë edhe djepin elektrik dhe në këtë sferë do të vazhdojë edhe më tej”, thotë Saliu.Shaban Saliu ka për qëllim që në të ardhmen të formojë një shoqatë apo klub ku do të mernin pjesë të gjithë dashamirët e inovacioneve dhe të punojnë së bashku për të krijuar diçka të re apo për të shpikur diçka në fushën e teknologjisë që do t`iu sillte edhe levërdi ekonomike.

Ai shpreson edhe në mbështetjen e biznesmenëve të ndryshëm tetovarë dashamirë të inovacioneve, teknologjisë, pasi që kjo punë ka edhe shpenzime të mëdha.“Shumë shpejt do të formojmë klubin ku do të marrim pjesë shumë persona që kanë shpikur, prodhuar diçka dhe të vazhdojmë edhe më tej të punojmë në zbulime të reja, prodhime të veçanta që nyuk janë parë deri më tash.Shpresojmë se do të kemi mbështetje edhe nga biznesmenët por edhe nga shteti që të realuizojmë sa më shumë projekte të këtilla, sepse ka njerëz që kanë kapacitete por nuk kanë mundësi.Të gjitha shpenzimet janë vetanake” shprehet ai.
Shaban Saliu në qytetin e Tetovës njihet për prodhimin e makinës me tre rrota që funksion me bateri gjegjësisht me rrymë elektrike me të cilën i befasoi të gjithë.

“Ideja ka qenë e kahmtoshme sepse e kam pasur hobi këtë punë. Realizimi filloi në vitin 2012, fillimisht e bëra me naftë, kishte disa pengesa dhe pastaj me rrymë elektrike, me bateri. I tërë procesi ka zgjatur rreth tetë muaj. Krejt vetëm, me ide, me realizim, me financa, një pjesë e shoqërisë më ka ndihmuar rreth kësaj ideje. Ma herët e kam bërë sharrën me naftë, dhe disa makina të tjera me naftë. Fuqinë e ka të madhe, dhe i kam vendos pjesë shtesë, ndërsa në krahasim me dizelin ka shumë më shumë fuqi, thotë Shaban Saliu, shpikës i veturës elektrike me tre rrota. Ai nuk është ndalur te makina. Që atëherë e deri më sot është marrë me realizimin e projekteve nga më të ndryshmet në sferën e teknologjisë, dhe inovacionit. (koha.mk)