Ballina Bota Princesha lutet para togave të zeza britanike

Princesha lutet para togave të zeza britanike

Gruaja e gjashtë e sundimtarit miliarder të Dubait u paraqit dje në gjy*katën e Londrës, ku u lut për mbrojtjen e një prej fëmijëve të saj nga martesa e det*yruar.

Sipas princeshës, fëmija i saj është rregulluar që të martohet pa dëshirë dhe kërkoi që të marrë kujdestarinë e plotë të tyre.

Princesha Haya, e cila u largua me dy fëmijët e saj për t’u fshehur në Londër, pasi sipas saj i rrez*ikohej jeta. Ajo ka kërkuar edhe një urdhër mbrojtje për dhu*në në familje.

Ndërsa, nga ana tjetër, sheiku Mohamed bin Rashid Al Maktoum kërkon që fëmijët e tij të kthehen në Dubai, atje ku edhe ai jeton.

Princesha 45-vjeçare, u pa për herë të parë dje në Londër, një muaj pasi u arr*atis me 31 milionë paund.



@tn.lajmelokale
@tetovanews