Ballina Bota Përvëlimi i Europës/ Ekspertët: Ka ndikuar shumë ngrohja globale

Përvëlimi i Europës/ Ekspertët: Ka ndikuar shumë ngrohja globale

Gjasat që të ndodhte kjo valë të nxehti, e cila përvëloi këto ditë Europën, u shtuan me pesë herë nga ngrohja globale, thonë ekspertët. Rritja e temperature për shkak të këtij fenomeni ka sjellë një “super-ngarkesë”, shpjegojnë ata, duke e bërë shumë të mundshme që ai të ndodhte.

Shkencëtarët vërejnë se valët e të nxehtit në qershor së fundi kanë qenë 4 gradë më shumë sesa ato të mëparshmet. Të premten, termometri në Francë theu rekordet e të gjitha kohërave për vendin, kur shënoi 45.9 gradë Celsius.

Rekorde u thyen edhe në disa zona të Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë dhe Spanjës. Në Francë shumë shkolla u mbyllën e provimet u shtynë teksa ministrja e shëndetësisë, Agnès Buzyn paralajmëroi se “të gjithë janë të rrezikuar”.

Një front i nxehte nga Afrika Veriore u bë shkas për rritjen e presionit mbi Europën Qëndrore, kombinuar dhe me një stuhi mbi Atlantik. Kontinenti i vjetër megjithatë duket se tani do të qetësohet pak, pasi vala e të nxehtit po zhvendoset më në jug, drejt Ballkanit, e pritet që përvëlimi tani të mundojë pikërisht këtë rajon për disa ditë.

Sinoptikanët parashikojnë nga e mërkura deri të premten temperatura prej 35-38 gradë celcius, ndërsa në zonat qëndrore ballkanike ato mund të shkojnë dhe deri në 41 gradë.

Loading...