Ballina Aktualitet Lajme Pasojat nga mungesa e buxhetit!

Pasojat nga mungesa e buxhetit!

Edhe pse kohë më parë ishte hapur një qendër për trajtimin e qenve endacakë, megjithatë Tetova assesi të çlirohet nga ky problem i kahmotshëm.Qendra ka një kapacitet për përkujdesjen e 20 qenve, për të cilët edhe janë rregulluar 20 bokse, që është e pamjaftueshme

Urim HASIPI

Tetovë, 23 korrik – Ditëve të fundit kur ka shtim enorm të njerëzve dhe fëmijëve në qendrën e qytetit të Tetovës, janë hasur sërish qen endacakë. Kjo edhe një herë vërtetoi se ky problem nuk është zgjidhur edhe përkundër hapjes së qendrës për trajtimin e tyre dy muaj më parë në Tetovë. Së fundmi dhjetëra qen endacak hasen në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës të cilët sul*mojnë kalimtarët që janë në numër shumë të madh në këtë periudhë. Edhe kësaj radhe, autoritetet e komunës së Tetovës kanë bërë të ditur se qentë endacakë janë sjellë nga qytete tjera të Maqedonisë së veriut dhe janë lëshuar në Tetovë. Pikërisht për këtë problem, nga komuna e Tetovës kanë njoftuar se në seancën e radhës së këshillit të komunës së Tetovës do të kërkohet më shumë mjete për qendrën për trajtimin e qenve endacakë që të rritet kapaciteti për trajtim.

“Ne kemi bërë një zgjidhje me qentë endacak, pra për trajtimin e tyre dhe ishte firma që konkuroi në marrjen e tenderit, rregullimin e bokseve, por mjetet që ishin paraparë nga buxheti ishin jo të mjeftueshme për trajtimin e të gjithë qenve që gjenden në qytet.Me shtimin e mjeteve plotësuese për kompaninë që ka fituar tenderin që ti mbledh gjithë qente endacak, mendoj se kompania do të arrijë që të menaxhojë këtë situatë.Në mbledhjen e ardhshmeme të komunes së Tetoves do të merremi me këtë problematikë. Ne patëm një fazë që qentë u vaksinuan dhe u futën në kontroll , por kemi një dukur që javën e fundit u paraqit ku na sollën qen nga jashtë qytetit tonë.Nga komuna e Tetovës kanë apeluar deri tek policia që të jetë e kudjesshme dhe të sillet me përgjegjësis sepse qentë endacakë është evidente se sillen nga qytetet tjera.

Nuk ka hezitim që qentë vijnë nga jashtë, normal ne si pushtet kemi shprehur deri tek organet e policisë shqetësimet tona lidhur me këtë problematikë, që ata të jenë më të kujdesshëm në këtë dreitim, të kapin autorët që sjellin qent endacak në Tetovë dhe nëpër vendbanimet përreth të komunave tjera.Policia duhet të jetë më sy hapur me këtë problematikë”, thonë nga komuna e Tetovës. Edhe pse kohë më parë ishte hapur një qendër për trajtimin e qenve endacak, megjithatë Tetova asesi të çlirohet nga ky problem i kahmotshëm.Qendra ka një kapacitet për përkujdesjen e 20 qenve, për të cilët edhe janë rregulluar 20 bokse, që është e pamjaftueshme.Qentë mblidhen nga rrugët e qytetit dhe do të vaksinohen, pastrohen dhe do të lëshohen sërish në rrugët e Tetovës pas trajtimit të tyre. Qendra është e pajisur përveç bokseve, edhe me hapësira për operimin dhe vaksinimin e tyre. Parashihet që periudha e trajtimit të zgjasë që nga kapja e qenve endacak në rrugët e Tetovës dhe të vazhdojë edhe në ambulantë ku do të vaksiohen me vaksina kundër tër*bimit, ndërsa ata që janë të infektuar do të eliminohen.Projekti në fjalë ka kushtuar rreth 500 000 denarë, por këta mjete nuk mjaftojnë që të gjithë qent rrugëve të Tetovës të trajtohen.Këtyre ditëve, në rrjetet sociale është denoncuar një automjet që është fotografuar nga qytetarët duke sjellur qen endacak por që nuk është kapur nga policia e Tetovës.

https://www.youtube.com/watch?v=6y9ycK99oC0


@tn.lajmelokale
@tetovanews