Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Vojvodinë

Ngjarje e rëndë në Vojvodinë

Gruaja shtatzënë në muajin e gjashtë, Kristina Kluçar, ka vr*arë vjehrrën e saj Iboja Varga (59), në oborrin e familjes në afërsi të fshatit Beçej të Vojvodinës. Shkak që dy gratë janë fjal*osur ka qenë dreka.

Nusja e ka go*ditur me thi*kë në shpinë vjehrrën e saj. E pla*gosura Iboja është munduar që të shpëtojë duke ikur në rrugë dhe të kërkojë ndihmë nga fqinjët e saj, mirëpo nusja ka qenë më e shpejtë e ka kapur dhe vr*arë atë.

Zoltan Varga, djali i të ndjerës dhe burri i nusës Kristina, për mediet e atjeshme ka thënë se nuk mund të besojë çfarë ka ndodhur. Ai ka qenë i informuar nga një shoqe e tij se çfarë ka ndodhur derisa ishte në punë.

“Në luhatëset që kanë qenë në oborrin familjar, gruaja ime ishte aty me djemtë të cilët janë dy dhe katër vjeç. Atëherë e pyeta. Çfarë ka ndodhur ? Duke qeshur më tha “vr*ava nënën tënde”.

Fëmijët ia hoqa nga duart dhe i thashë se nuk ia vlenë të arr*atiset. Atëherë arriti policia dhe e arr*estuan. – ka thënë Zoltan.

Ai ka shtuar duke thënë se gjithçka kishte qenë në rregull dhe askush nuk ka hetuar se mund të ndodhte diçka e tillë. “Atë mëngjes kemi bisedur normalisht”. Me kafe u morrën vesh mos të bëjnë asgjë për drekë, sepse kishin mbetur shumë ushqime nga një ditë përpara. Më vonë kuptova që janë fjalosur për drekën”, shprehet Zoltan duke shtuar se gruaja e tij kishte probleme psi*kologjike dhe tre herë është shëruar nga neu*rops*ikiatri në Novi Sad.

@tn.lajmelokale
@tetovanews