Ballina Kronika Në vend të frenave shtyp gazin, makina përfundon në lumë (VIDEO)

Në vend të frenave shtyp gazin, makina përfundon në lumë (VIDEO)

Një shofere ka përfunduar në lumë në New Jersey pasi shkeli aksidentalisht pedalin e gazit në vend të frenave. Ngjarja ndodhi në Hackensack dhe shoferja sapo kishte dalë nga lavazhi me një Mercedes SUV.

Automjeti u zhyt poshtë një argjinature në brigjet me baltë të lumit Hackensack. Policia raportoi se 64-vjeçarja dhe vajza e saj arritën të dilnin nga automjeti dhe të ktheheshin në breg, me ndihmën e një personi që u hodh në lumë për ti shpëtuar.

Ato u dërguan në spital me lëndime të lehta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews