Ballina Aktualitet Shqipëri Moti i keq në Lezhë dhe Shkodër/ Shtyllat bien mbi automjete, disa...

Moti i keq në Lezhë dhe Shkodër/ Shtyllat bien mbi automjete, disa zona pa energji elektrike (VIDEO)

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë dëme materiale në Shkodër dhe Lezhë. Në Shëngjin era e fortë ka rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre.

Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Nga erat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.

Ndërsa në Shkodër dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore.

Situata më problematike është paraqitur në Velipojë ku ashtu si në Shëngjin shtyllat e rrëzuara nga era e fortë kanë shkaktuar dëme mbi automjetet.

https://www.youtube.com/watch?v=A_lUpVa7kCo

@tn.lajmelokale
@tetovanews