Ballina Aktualitet Lajme Kasami u takua me Mickoskin: Kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në RMV...

Kasami u takua me Mickoskin: Kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në RMV (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes BESA u takua me kreun e opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe sekretari gjeneral i partisë Arjanit Hoxha, janë takuar me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili ishte i shoqëruar nga sekretari i partisë Igor Janushev.

Siç kumton partia Lëvizja BESA në takimin e dy liderëve të partive opozitare u bisedua për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme socio-ekonomike në vend.

“Të dy subjektet politike u pajtuan se Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka kapacitet ta udhëheq vendin në proceset e rëndësishme euro-integruese, për këtë shkak është e nevojshme që sa më shpejtë të organizohet zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kasami dhe Mickoski, u pajtuan që takime të këtilla publike mes partive opozitare të vazhdojnë edhe në të ardhmen.” thuhet në komunikatë.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev e thirri Mickoskin në takim liderësh që duhej të mbahej sot, por ky i fundit nuk pranoi pasi që sipas tij, nuk do të flitej për temat të cilat ai i kërkon. Ndërkaq, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nuk mori ftesë.

https://www.youtube.com/watch?v=JtTnlSh1m1I&feature=youtu.be


@tn.lajmelokale
@tetovanews