Ballina Argëtim Kaçe detyron grekët të këndojnë shqip: Të ka lali shpirt… (VIDEO)

Kaçe detyron grekët të këndojnë shqip: Të ka lali shpirt… (VIDEO)

Tek ekipi i PAOK-ut, duket se e dinë mjaft mirë si të heqin pak mendjen nga përgatitjet e lodhshme të prag-sezonit të ri.

Klubi grek, ku bëjnë pjesë edhe Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj, organizoi një festë me lojtarët që këndonin të gjithë me radhë karaoke.

Disa prej lojtarëve zgjodhën të këndojnë këngë greke, e disa të tjerë këngë të njohura ndërkombëtarisht, por ajo që i ka rënë në sy grekëve, ishte zgjedhja e Kaçes. Mesfushori shqiptar zgjodhi të këndojë këngën “Të ka lali shpirt”, nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, e cila në periudhën e saj të pikut, dëgjohej shumë edhe në Greqi. Ajo që ra në sy, është se shokët e ekipit e hipën Kaçen mbi karrige, duke bërë shaka edhe me shtatin e tij të shkurtër.

(Pjesa e Kaçes është në minutën 7:15 të videos)



Loading...