Ballina Aktualitet Lajme Janeva njofton largimin nga posti

Janeva njofton largimin nga posti

Kryepro*kurorja e posaçme Katica Janeva njoftoi dorëheqjen të hënën. Vendimi pason debate të gjata në opinionin publik dhe në skenën politike me partitë kryesore të opozitës që këmbëngulnin largimin e saj. Këto debate janë zhvilluar në kuadër të dialogut pushtet – opozitë mbi reformat në gjy*qësor.

Zonja Janeva, e cila erdhi në krye të kësaj prok*urorie të themeluar enkas për të hetuar kri*met që lidheshin me skandalin e përgj*imeve të bisedave telefonike, ka lënë të kuptohet përmes faqes së internetit të Pro*kurorisë së Posaçme se dorëheqja e saj do të aktivizohet atëherë kur të zgjidhet pasuesi i saj.

Në shkrimin e saj ajo thotë se ka ndjekur për muaj të tërë debatet në media mbi bisedimet midis grupeve të punës të partive politike rreth të ardhmes së Pro*kurorisë së Posaçme. Ajo thoshte se po shfrytëzonte mundësinë për të njoftuar opinionin publik se nuk do të lejonte që emri i saj të përdorej për alibitë e dikujt për ta mbajtur pe*ng fatin e Pro*kurorisë së Posaçme dhe integrimet evropiane të vendit.

Opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE, e kushtëzon largimin nga posti të kryepr*okurores së posaçme Janeva, me vazhdimin e bisedimeve për ligjin e ri për pro*kurorinë pub*like. Më herët të hënën, Kryeministri Zoran Zaev gjatë një konference shtypi tha se ishte i gatshëm të bisedonte për mundësinë e ndërrimit të zonjës Janeva, çfarë u pasue edhe me postimin e saj në faqen e internetit.

Katica Janeva ndodhet në krye të kësaj pro*kurorie që prej themelimit të saj rreth katër vjet më parë. Gjatë mandatit u hapën mbi njëzet çështje, prej të cilave pesë me vendime gjy*qësore për dën*ime me bu*rg. Por, për momentin vetëm një person është duke vua*jtur dën*imin.

Skandali i përgj*imeve u publikua nga ish-shefi i opozitës së atëhershme Zoran Zaev, aktualisht kryeministër. Mbi njëzet mijë qytetarë, më së shumti politikanë, biznesmenë, gazetarë, etj. ishin vënë në shën*jestër të përgj*imeve të shërbimit se*kret, në krye të cilit qëndronte Sasho Mijallkov, një familjar i afërm i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i arr*atisur në Hungari.

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër policia maqedonase ka ndaluar Bojan Jovanovskin e njohur në publik si Boki 13, i cili paraqitet si pronar i televizionit privat 1TV. Jovanovski aku*zohet për pas*trim parashë. Ai së bashku me një shtetas tjetër dyshohen se kishin përfituar një shumë prej 1,5 milionë euro nga një person nën he*time në mënyrë që t’ia lehtësonon atij gjendjen përmes lidhjeve me një pro*kuror pub*lik. Pro*kuroria pub*like ka kërkuar masën e arr*estit për dy të dy*shuarit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews