Ballina Aktualitet “Ja si na zhvati Festim Lato 7 mln euro në emër të...

“Ja si na zhvati Festim Lato 7 mln euro në emër të Çamërisë”

Mediat holandeze i kanë kushtuar një artikull të gjatë dhe me dëshmi nga ‘vik-timat’ që kishin rënë pre e ma-shtrimit të Festim Latos prej vitesh. Ai aku-zohet se ka mash-truar me dhjetëra biznesmenë dhe vr-asja e tij dyshohet se lidhet pikërisht me këtë gjë. Një noter dhe disa ish-partnerë të tij kanë dëshmuar për mediat holandeze duke treguar si funksiononte sipërmarrja e mash-trimit të shqiptarit. I vetëshpallur si president i Çamërisë, ai deklaronte se funksiononte si qeveri në mërgim i kësaj republike.

Nën ma-skën e lu-ftës për një Çamëri të pavarur, Lato iu afrua dhjetëra sipërmarrësve në Holandë. Njëri prej tyre ishte “Vincent”. Pjesërisht për shkak të ‘qëllimeve të mira’ të Latos, “Vincent” – i cili për shkak të fri-kës së ha-kmarrjes nuk dëshiron të tregojë emrin e tij të vërtetë -thotë se i dha ‘një shumë me pesë zero’ Latos, i cili i kishte bërë disa premtime.

“Ne shkuam në një takim ku tha se republika ishte themeluar dhe kjo ishte mjaft zyrtare, me diplomatë e njerëz me status” tha ai. Një tjetër ish-punonjës i Latos konfirmoi se “Vincent” ishte vetëm një nga shumë vik-timat e ma-shtrimit. Ai thuhet se ka pasur ‘të paktën shtatë milionë euro’ thotë një tjetër ish-punonjës, ndërsa në prill të këtij viti falimentoi. Sipas ‘Vincent’ vitin e kaluar Lato ishte duke u ndjekur nga pol-icia. He-timi kishte nisur pas deno-ncimit të personave që Lato kishte mas-htruar. Por një zëdhënës i policisë nuk pranon të komentojë.

Një “figurë maf-ioze”, thotë një tjetër. “Ai gjithmonë kishte mijëra euro të gatshme”, thotë një tjetër. Në shtëpi, Lato kishte një grup shqiptarësh të fortë rreth tij. “Dhe gjatë udhëtimeve ne ishim të shoqëruar nga truproja private të ar-matosura, qëndronim në hotele luksoze dhe lëviznim në Mercedes të bli-nduar”, thotë një holandez që ka punuar për të. Ish-punonjësit thonë se Lato nganjëherë mbante një ar-më me vete dhe se ai dikur e kishte kërc-ënuar një prej kërc-ënuesve të tij me të./Shqiptarja.com



Loading...