Ballina Aktualitet Kultura Ja kush është aktori tetovar që do të luajë në krah të...

Ja kush është aktori tetovar që do të luajë në krah të Robert De Niros në Hollivud (FOTO)

Aktori i njohur Blerim Destani po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Pas pjesëmarrjes në filmin “The Poision Rose”, ku luajnë yjet e kinematografisë John Travolta, Morgan Freeman e shumë emra të tjerë të njohur, Destani lajmëron suksesin e tij të radhës.

Aktori ka njoftuar sot se do të jetë pjesë e një tjetër filmi hollivudian, kësaj radhe përkrah aktorit me famë ndërkombëtare Robert De Niros, si dhe Tommy Lee Jones.

“Krenar për projektin e tanishëm filmik, ku do të punoj përkrah Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones”, shkruan Blerim Destani.

@tn.lajmelokale
@tetovanews