Ballina Aktualitet Lajme Grubi: BDI kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme sivjet

Grubi: BDI kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme sivjet

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka deklaruar sot në Kuvend, se për partinë e tij nuk është e preferuar që sivjet të mbahen zgjedhje të parakohshme. Si datë të përshtatshme për BDI-në, Grubi ka përmendur majin ose qershorin e vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Lajm.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë temë mes liderëve partiakë. Sigurisht që viti i ardhshëm është vit zgjedhor. E dimë që zgjedhjet e rregullta janë në dhjetor, por besoj se në negociata me partitë tjera politike do të gjejmë mirëkuptim që fushata të zhvillohet pak më herët, që zgjedhjet të mbahen shumë më herët. Duhet të keni parasysh se edhe në pajtim me Ligjin për Qeverinë duhet të kemi qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve, kështu që nëse i kemi parasysh gjithë këto afate, do të shihni se sivjet zaten nuk janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e nuk janë as të preferuara sepse presim ta rrumbullakojmë procesin e anëtarësimit në NATO dhe të marim datë për anëtarësim në BE”, deklaroi Grubi.


https://www.youtube.com/watch?v=A_lUpVa7kCo

@tn.lajmelokale
@tetovanews