Ballina Bota Fluska e pasurive të paluajtshme që shënoi krizën e 2008-ës mund të...

Fluska e pasurive të paluajtshme që shënoi krizën e 2008-ës mund të krijohet sërish: Ja vendet ku gjasat janë më të mëdha

Kanada dhe Zelanda e Re janë më të prekurat ndaj korrigjimit të çmimit të shtëpive, duke marrë parasysh se raporti çmim-të ardhura dhe raporti çmim-me qira është shumë më i lartë se mesatarja e tyre afatgjatë, sipas Bloomberg Economyics.

Krijuesit e politikave tashmë kanë vepruar për të shmangur një krizë të ngjashme si ajo e 2008: qeveria e Kanadasë ka futur një taksë për blerësit e huaj, ndërsa blerjet jashtë shtetit janë ndaluar në Zelandën e Re.

Sidoqoftë, sfida tjetër do të jetë nëse çmimet globale të shtëpive rriten pasi bankat qendrore bëhen gati për të ulur normat e interesit, me Rezervën Federale që ka vendosur të ulë normat për herë të parë në më shumë se një dekadë.



@tn.lajmelokale
@tetovanews