Ballina Lajme Fillon me punë “Hotel NB & SPA” Tetovë (FOTO/VIDEO)

Fillon me punë “Hotel NB & SPA” Tetovë (FOTO/VIDEO)

Mbrëmë në mënyrë solemne u bë hapja e hotelit “NB & SPA” – Tetovë.  “Hotel NB & SPA” Tetovë është një hotel super modern me 5 yje që ngërthen në vetvete restorante, salla për seminare, konferenca, takime biznesi dhe manifestime të ndryshme familjare, dhe mbi 50 dhoma të kategorizuara në mesin e të cilëve edhe dhoma VIP.

Dhomat e “Hotel NB & SPA” janë të arreduara me të gjitha mobiljet luksoze dhe të rahatshme. Ajër i Kondicionuar, Tv me kanale satelitore – toksore, Kasaforte sigurie dixhitale, Mini bar, Telefon me linje direkte internacionale, Tharëse flokesh, Tualet me dush dhe të gjithe aksesoret e nevojshëm.

E veçanta e “Hotel NB & SPA” është se ka qendër Masazhe, Turkish bath, Sauna, SPA center dhe Fitness center.

Në hapjen solemte të “Hotel NB & SPA” ishte edhe kryetara e komuës së Tetovës, Teuta Arifi e cila tha se investimet që bëhen pikërisht me iniciativa private kanë një vlerë të jashtëzakonshme të interesit publik, në atë mënyrë rritet vlera e Tetovës.

“Dëshirojë që në radhë të parë të falënderojë Naserin dhe Burimin familjen e tyre dhe të gjithë investimin e bërë, për arsye se investimet që bëhen pikërisht me iniciativa private kanë një vlerë të jashtëzakonshme të interesit publik, në atë mënyrë rritet vlera e qytetit tonë. Ideja për të pasur sa më tepër vende standarde për të qëndruar dhe të vizitojnë qytetin tonë e bën jashtëzakonisht të vlefshme” tha Teuta Arifi

Nga kompania e NB- Hotel foli xhaxhai Halit Muharemi i cili tha se vllezrit Naseri dhe Burimi krijuan vepra të mëdha në Tetovë duke ju uruar edhe suksese të më tutjeshme.

“Dy vëllezërit Naseri dhe Burimi një kohë kanë punuar në Prishtinë me babin e tyre, më pas ato kanë punuar në Tetovë, duke filluar me punët më të rënda ku më pas që këto më vonë me angazhimin e tyre krijuan vepra dhe ato vepra sot i shohim në Tetovë. Naserit dhe Burimit ju dëshirojë suksese së bashku me bashkëpunëtorët e tyre” tha Muharemi.

Përndryshe ,”Hotel NB & SPA” pas hapjes kishte organizuar një tryezë të madhe me ushqime nga kuzhinieri i njohur për të pranishmit.

Loading...