Ballina Kronika E rëndë, 21-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit plastik në hundë (FOTO)

E rëndë, 21-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit plastik në hundë (FOTO)

Maria Chiara Mete, vetëm 21 vjeç ka gjetur vd*ekjen pas një operacioni estetik për rimodelimin e hundës në një klinikë private në Itali.

Komplikacionet nisën në kliniken ku ajo bëri ndërhyrjen, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Latinas, ku fillimisht kaloi në gjendje ko*me dhe më tej humbi jetën.

Avokatët e familjes së 21-vjeçares arritën të merrnin një urdhër gjy*kate, për të sekuestruar tubat e frymëmarrjes, pas dyshimeve se mund t’i jetë ndërprerë furnizimi me oksigjen, ndërsa familja e saj deklaroi gjithashtu se mund të ketë pasur një reaksion ndaj medikamenteve të përdorura, për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gja*kderdhjen gjatë ndërhyrjes, megjithatë priten rezultatet e aut*opsisë për të dalë me një variant zyrtar mbi vd*ekjen e të resë.

Operacioni i rimodelimit të hundës është një nga operacionet më të kërkuara dhe të preferuara nga të rinjtë, mirëpo në disa raste kjo zgjedhje ka rezultuar fatale.

VIDEO bonus:
Loading...