Ballina Sport E bujshme/Futbollistja shqiptare firmos me Real Madrid (FOTO)

E bujshme/Futbollistja shqiptare firmos me Real Madrid (FOTO)

Futbollistja me origjinë shqiptare që luanë për kombëtaren e Suedisë, Kosovare Asllani realizon ëndrrën e saj për të veshur fanellën e Real Madritit.

29-vjeçarja ka zhvilluar një Botëror shumë të mirë ku Suedia doli e treta, që ka sjell dhe shumë oferta dhe kërkesa nga klube të ndryshme për të pasur shërbimet e Asllanit.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Asllani njofton se ka vendosur që sezonin e ardhshëm ta nisë me Real Madritin ku pritet që karriera e saj të ndryshojë totalisht.

Trasferimit të futbollistes Kosovare Asllani tek Ral Madrit i kanë dhënë jehonë edhe mediat spanjolle.

“Jam krenare t’iu njoftoj se që do të jem transferimi i parë në historinë e Real Madrid. E gëzuar që shkruaj e të ndërtoj historinë e kësaj skuadre që nga fillimi. Do të jetë një ëndërr që të vesh fanellën më të bukur në botë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Hala Madrid”, – shkruan Asllani.

@tn.lajmelokale
@tetovanews