Ballina Kronika Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut ndalohen në Zvicër, ja kush janë?

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut ndalohen në Zvicër, ja kush janë?

Mbrëmjen e së mërkurës, policia zvcerane ka kontrolluar një veturë me tre persona përbrenda. Dy prej tyre kanë qenë të kërkuar nga policia. Policia arr*estoi përkohësisht që të tretë, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një kosovar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 03 korrik 2019, rreth orës 20:45 kur një patrullë policore nga Aargau, në Rothrist realizoi një kontroll, njofton policia zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, ajo hasi në një Mercdes-Benz, me autotragta të Basel Landschaft me tre persona. Udhëtarët dhe vetura iu nënshtruan një kontrolli më të detajuar.

Vozitësi, një  29 vjeçar nga maqedonia e Veriut, pa një vendbanim në Zvicër, ishte në kërkim të sistemit Ripol, për shkak të deli*kteve të ndryshme me asete. Gjithashtu, një bashkudhëtar tjetër që u identifikua si kosovar 28-vjeçar me vendbanim në Kantonin e Tiçinos, ka qenë i kërkuar me fleta*rrest dhe me ndalesë për hyrje në Zvicër.

Për shkak të disa gjësendeve të dyshimta për plaçkitje, të gjetura në veturë, dy*shimi për kryerjen e kri*meve është shtuar.

Që të tre personat, përfshirë edhe bashkudhëtarin e tretë, një  19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut pa ndonjë vendbanim në Zvicër, janë arr*estuar.

Het*imet e mëtejme të policisë kantonale Aargau kanë filluar menjëherë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews