Ballina Kronika DETAJET nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

DETAJET nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Rrotullohet vetura me regjistrim të Gostivarit

Pasditën e djeshme rreth orës 18 e 30 minuta në autostradën “Nënë Tereza”, në drejtim nga Shkupi për në Tetovë, vetura e llojit “Opel Astra” me regjistrim të Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Me lëndime të rënda trupore ka përfunduar drejtuesi i veturës, C.S. 40 vjeçar nga Gostivari, i cili është dërguar në Klinkat e Shkupit, kurse bashkudhëtarët D.S. 38 dhe një i mitur pas dhënies së ndihmës mjekësore, janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Në vendngjarje hetim ka kryer një ekip policor nga Shkupi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews