Ballina Sport Champions League/Shkëndija e pafat, ‘fiket’ në Tetovë

Champions League/Shkëndija e pafat, ‘fiket’ në Tetovë

Dramë e vërtetë me Shkëndijën e Tetovës, pasditen e sotme në stadiumin “Toshe Proeski” të Shkupit, pasi humbën me rezultatin 1-2 përballë estonezëve të Nomme Kalju, duke u eliminuar nga Champions League.

Kuqezinjtë kishin fituar 0-1 në Estoni dhe dukej se kualifikimi ishte thjesht formalitet, por estonezët shënuan që në minutën e 6’, duke shtangur vendasit.

Shkëndija dominoi lojën dhe arriti të krijojë një mori rastesh shënimi, por barazimin e gjeti vetëm në minutën e 62-të, kur Agim Ibraimi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe minutat në vijim u zhvilluan nën dominimin e kuqezinjve nga Tetova, por estonezët shënuan në minutën e parë shtesë, golin e kualifikimit, duke lënë të shtangur futbollistët dhe mbështetësit e Shkëndijës.

Një eliminim tërësisht i pamerituar ky për Shkëndijën, që dominoi totalisht sfidën e sotme, por vlen të theksohet se estonezët u treguan cinikë në maksimum, pasi shënuan në dy rastet e vetme të krijuara.

Tani kuqezinjtë do të vazhdojnë aventurën e tyre në turin e dytë eliminator të Europa Leagues, ku do të gjejnë përballë humbësin e çiftit Duddelange-Valletta.

VIDEO bonus:
Loading...