Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut BDI-stat paraqiten me këmisha të bardha

BDI-stat paraqiten me këmisha të bardha

Sot është hedhur gurthemeli për tribunën e re të stadiumin në Çair, e cila do të ketë kapacitet për 1792 ulëse. Në aktin solemn të pranishëm ishin presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe plot zyrtarë tjerë, përfaqësues të klubit të Shkupit, si dhe ish-futbollist dhe punëtorë sportiv. Ajo që i ka habitur pjesëmarrësit ishte veshja e funskionarëve të BDI, pothuajse të gjithë ishin me këmisha të bardha.

“Me shumë kënaqësi vendosëm që pikërisht në këtë projekt ti dedikojmë mjetet e fituara nga UEFA përmes programeve HET TRIKUT për infrastrukturë. Tribuna do të jetë sipas gjithë standardeve të UEFA-s, e shoqëruar me hapësirat nën tribunë, të cilat përfundimisht këtij stadiumi do t’i plotësojnë pjesën e munguar deri më tani, tha mes tjerash Muamed Sejdini.

Sipas drejtuesve të projektit, tribuna e re është pjesë e programit “Hat Trik” të UEFA-s, ndërsa do të realizohet me dinamikën e përcaktuar nga FFM-ja dhe komuna e Çairit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews