Ballina Kronika Aksident i rëndë në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup

Aksident i rëndë në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup

Në datë 30 korrik 2019, në ora 15 e 30 minuta, në SPB-Shkup, është paraqitur rasti se në rrugën regjionale Shkup-Tetovë kishte ndodhur një aksident ku ishin përfshirë një makinë e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi me inicialet S.I. (56 vjeç) nga Kopanica dhe automjeti “Audi A4) me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.I. (31 vjeç) nga Tetova.

Gjatë aksidentit dëmtime kanë pësuar bashkudhtarët që gjendeshin në “Volkswagen Golf” , 24 vjeçari H.I. dhe 21 vjeçari A.I. nga Kopanica dhe u dërguan në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu është dhënë ndihma mjekësore. Bashkëudhëtarja tjetër, që ndodhej në të njëjtën makinë, 56-vjeçarja F.I. nga Kopanica, me dëmtime të rënda është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shatatori”.

Grupi het*imor nga SPB-Shkup ka kryer het*imet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews



https://www.youtube.com/watch?v=VGP8y3elyuI

https://www.youtube.com/watch?v=WCmr4eVhl4M

@tn.lajmelokale
@tetovanews