Ballina Bota 6 gra dhe 23 fëmijë, kush është sheiku arab që Princesha e...

6 gra dhe 23 fëmijë, kush është sheiku arab që Princesha e la për truprojën (Foto)

Princesha e Dubait Haya Al Hussein u arratis me 31 milionë paund dhe me dy fëmijët e saj drejt Londrës, duke braktisur sheikun Mohammed bin Rashid al-Maktoum.

Sheiku kishte 6 gra dhe 23 fëmijë, ndërsa princesha Haya ishte bashkëshortja e tij e fundit. Sheiku është 70-vjeç dhe një prej njerëzve më të fuqishëm në Dubai, ndërsa Princesha vetëm 45 vjeçe.

Por, duket se divorci mes tyre nuk do të jetë aspak i lehtë.

Për herë të parë pas arratisjes së princeshës, çifti ka bërë një deklaratë për mediat, ku sqaron edhe përplasjet mes tyre.

Sipas cciftit, konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes tyre nuk bëhen për pasuri, por për mirëqenien e fëmijëve. Ndërkohë, raportohet se më 30-31 korrik do të zhvillohen edhe seancat e divorcit në Gjykatën e Lartë në Londër.

“Mosmarrëveshjet nuk lidhen me pasurinë ose tradhtinë, por vetëm më mirëqenien e 2 fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Sheiku e ka akuzuar gruan e tij për tradhti. Sipas mediave angleze, Princesha kishte një lidhje me truprojën e saj, një ish-ushtar britanik.

@tn.lajmelokale
@tetovanews