Ballina Diaspora Zhdukja e Florijana Ismailit – Janë prononcuar edhe Federata e futbollit zviceran...

Zhdukja e Florijana Ismailit – Janë prononcuar edhe Federata e futbollit zviceran dhe BSC Young Boys

Futbollistja shqiptare e Përfaqësueses zvicerane, Florijana Ismaili është zhd*ukur që nga e shtuna. Tani është pronocuar edhe Federata zvicerane e futbollit.

Që nga kërcimi në ujë nga një varkë e vogël e huazuar me qira në liqenin e Komos, futbollistja shqiptare 24-vjeçare, Florijana Ismaili është shpallur e zhd*ukur. Tani, gjithashtu është pronocuar edhe Federata zvicerane e futbollit dhe klubi i saj YB. Në një deklaratë të thuhet: “Federata zvicerane e futbollit dhe përgjegjësit e ekipit BSC Young Boys janë informuar se Florijana Ismaili është zhd*ukur që të shtunën pasdite, në liqenin Komo pas një fatk*eqësie në ujë”.

Kërkimet janë duke u zhvilluar edhe më tej me intensitet të plotë. “Jemi tron*ditur shumë, por nuk e kemi humbur shpresën se gjithçka do të kthehet në të mirë”, vazhdon deklarata më tej, përcjell Shtegu.com.

Ata duan të informohen sa më shpejt të jetë e mundur, po që se paraqiten informata të tjera. Federata dhe klubi janë në kontakt të ngushtë me anëtarët e familjes dhe kërkojnë mirëkuptim që nuk mund të jepet asnjë informatë për momentin”.

Florijana, e cila me prejardhje është nga Lugina e Preshevës, ku jetojnë shumë shqiptarë, nga ta është pagëzuar si “Shaqiri femër”, shkruan “20 Minuten”. Në një portret trevjeçar ajo përshkruhet si një grua e lumtur. Pasionin për futboll e trashëgoi nga i ati, i cili gjithashtu luante futboll dhe e merrte me vete, kur shkonte të luaj. Florijana Ismaili citohet të ketë thënë: “Kur luaj futboll, i harroj të gjitha shqetësimet e përditshmërisë. Idhulli i saj ishte futbollistja Fatmire Alushi.

Kohë më parë, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ajo u shpall Ambasadore e Luginës.

VIDEO bonus:
Loading...